لَقَدْ مَنَّ اللَّهُ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ إِذْ بَعَثَ فِيهِمْ رَسُولًا مِنْ أَنْفُسِهِمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِنْ كَانُوا مِنْ قَبْلُ لَفِي ضَلَالٍ مُبِينٍ
Sherif Ahmeti
Është e vërtetë se All-llahu u dha dhurataë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi ityre dërgoi të dërguarqë atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe sheriatin, edhepse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.
Feti Mehdiu
Me të vërtetë All-llahu u ka afruar mirësi besimtarëve pasi që nga mesi i tyre ua dërgoi një profet, për t’ua lexuar ajetet e Tij, që t’i plotësojë dhe t’ua mësojë Librin dhe urtësinë, anipse më parë kanë qenë krejtësisht të humbur,
Efendi Nahi
Perëndia i dhuroi besimtarët me dhuratë të madhe, meqë nga mesi i tyre u dërgoi Profet i cili u lexon atyre ajetet e Tij, i pastron ata nga mëkatet dhe ua mëson Kur’anin e diturinë e hollë. Ata, më parë, me të vërtetë, ishin në rrugë krejtësisht të gabuar.