الَّذِينَ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ عَهِدَ إِلَيْنَا أَلَّا نُؤْمِنَ لِرَسُولٍ حَتَّىٰ يَأْتِيَنَا بِقُرْبَانٍ تَأْكُلُهُ النَّارُ ۗ قُلْ قَدْ جَاءَكُمْ رُسُلٌ مِنْ قَبْلِي بِالْبَيِّنَاتِ وَبِالَّذِي قُلْتُمْ فَلِمَ قَتَلْتُمُوهُمْ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ
Sherif Ahmeti
Ata janë që thanë: “All-llahu na ka porositur që të besojmë asgjë të dërguar derisa ai të na sjellë një kurban që do ta ngrënë zjarri. Thuaju: “Para meje juve u erdhën të dërguar me argumente dhe me atë që e thatë, e përse i mbytet ata, nëse thoni të vërtetën?”
Feti Mehdiu
Të cilët thonë: “Zoti na ka urdhëruar të mos i besojmë asnjë profeti para se të sjellë një kurban, të cilin do ta gëlltiste zjarri”. Thuaju: “Edhe përpara meje profetët ju kanë sjellë argumente të qarta, dhe atë çka po flisni, e pse pra i keni vrarë, në qoftë se keni qenë të sinqertë?”
Efendi Nahi
Ata (Hebrenjt) thonë: “Perëndia na ka urdhëruar që të mos i besojmë asnjë pejgamberi për derisa të mos na sjellë një kurban që ta përbijë zjarri”, - thuaju (o Muhammed!): “U kanë sjellë juve pejgamberët para meje argumente edhe për atë që thoni ju, e pse i mbytët ata nëse jeni të sinqertë?”
: