كُلُّ نَفْسٍ ذَائِقَةُ الْمَوْتِ ۗ وَإِنَّمَا تُوَفَّوْنَ أُجُورَكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۖ فَمَنْ زُحْزِحَ عَنِ النَّارِ وَأُدْخِلَ الْجَنَّةَ فَقَدْ فَازَ ۗ وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا مَتَاعُ الْغُرُورِ
Sherif Ahmeti
Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen diten e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në Xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.
Feti Mehdiu
Çdo qenie e gjallë do të shijojë vdekjen! Dhe vetëm në ditën e kijametit do të fitoni në tërësi pagat tuaja. Kush do të jetë i larguar nga zjarri dhe i futur në xhennet ai ka arritur sukses, sepse jeta në këtë botë nuk është asgjë tjetër veçse kënaqësi mashtruese.
Efendi Nahi
Çdo qenie e gjallë do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kijametit, dhe kushdo që largohet nga zjarri i xhehennemit (skëterrës) dhe hyn në xhennet, ai ka arritur atë që ka dëshiruar. E, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.