لَا تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ يَفْرَحُونَ بِمَا أَتَوْا وَيُحِبُّونَ أَنْ يُحْمَدُوا بِمَا لَمْ يَفْعَلُوا فَلَا تَحْسَبَنَّهُمْ بِمَفَازَةٍ مِنَ الْعَذَابِ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (e fshehen çështjen tënde) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan mos llogarit shpëtimpër ta (nu e thanë të vërtetën), ata kanë njëë dënim të dhëmbshëm.
Feti Mehdiu
Kurrsesi mos mendo se ata që po i gëzohen asaj që bëjnë dhe të cilëve u vjen mirë të jenë të lavdëruar dhe për atë çka nuk e kanë bërë – assesi mos mendo se do të shpëtojnë nga dënimi; ata i pret dënim i rëndë.
Efendi Nahi
Mos i konsidero ata, të cilët gëzohen për ate që kanë punuar (të mshehurit e së vërtetës) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e kanë punuar. Kurrsesi mos mendo se ata do të gjenden në një vend – shpëtimi; se për ata ka ndëshkim të rëndë.
: