قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
Sherif Ahmeti
Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.
Feti Mehdiu
Thuaj: “Nëse e duani All-llahu, pasomëni mua, edhe juve All-llahu do t’ju dojë dhe do t’ua falë mëkatet!” All-llahu fal dhe është mëshirëplotë.
Efendi Nahi
Thuaju (o Muhammed!): “Nëse ju e doni Perëndinë, eni pas meje, atëherë Perëndia ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja! Se Perëndia falë dhe është mëshirues.