فَلَمَّا وَضَعَتْهَا قَالَتْ رَبِّ إِنِّي وَضَعْتُهَا أُنْثَىٰ وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا وَضَعَتْ وَلَيْسَ الذَّكَرُ كَالْأُنْثَىٰ ۖ وَإِنِّي سَمَّيْتُهَا مَرْيَمَ وَإِنِّي أُعِيذُهَا بِكَ وَذُرِّيَّتَهَا مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ
Sherif Ahmeti
E kur ajo e lindi tha: “Zoti im, unë e linda femër!” Po All-llahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk si femra.” Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar.
Feti Mehdiu
E kur e lindi atë, tha: “O Zot, unë kam lindur femër! Por All-llahu e di mirë se çka ka lindur, - dhe mashkulli nuk është sikur femra;” Unë ia vura emrin Merjeme. Atë dhe pjellën e saj unë po e le në mbrojtjen tënde prej djallit të mallkuar”.
Efendi Nahi
E kur ajo e lindi (fëmijën) tha: Zoti im! Unë lindra femër, - Perëndia di më mirë çka lindi ajo, - “Mashkulli nuk është si femra, unë e emërova atë Merjem dhe ta kam lënë atë dhe brezin e saj nën mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar”.
: