ثُمَّ كَانَ عَاقِبَةَ الَّذِينَ أَسَاءُوا السُّوأَىٰ أَنْ كَذَّبُوا بِآيَاتِ اللَّهِ وَكَانُوا بِهَا يَسْتَهْزِئُونَ
Sherif Ahmeti
Mandej përfundimi i atyre që bënë punë të këqia, ishte më i keqi, për shkak se argumentet e All-llahut i përgënjeshtruan dhe talleshin me to.
Feti Mehdiu
Ata që kanë bërë keq përfundojnë me dënimin më të tmerrshëm, për shkak se janë tallur dhe i kanë mohuar fjalët e All-llahut.
Efendi Nahi
Pastaj, përfundimi i atyre që punuan keq, qe e keqja e madhe, ngase i përgënjeshtronin ajetet e Perëndisë dhe talleshin me to.