وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُمْ مِنْ أَنْفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُمْ مَوَدَّةً وَرَحْمَةً ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ
Sherif Ahmeti
Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.
Feti Mehdiu
Edhe një argument tjetër i tij është se ai, nga lloji juaj, krijon bashkëshorte që të gjeni prehje pranë tyre dhe ndërmjet jush mbjell dashuri dhe mëshirë. Ky, me të vërtetë, është argument për njerëzit që meditojnë;
Efendi Nahi
dhe njëri prej argumenteve të Tij, është që prej jush janë krijuar femrat, që të qetësoheni pranë tyre, dhe që në mes jush të lindë (vendoset) dashuria dhe mëshira. Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për njerëzit që mendojnë;