وَمِنْ آيَاتِهِ يُرِيكُمُ الْبَرْقَ خَوْفًا وَطَمَعًا وَيُنَزِّلُ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَيُحْيِي بِهِ الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَعْقِلُونَ
Sherif Ahmeti
Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe frikë e dhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë.
Feti Mehdiu
Është edhe një tjetër argument i tij, ai që u tregon vetëtimën edhe për frikë edhe për shpresë; lëshon edhe shiun nga qielli dhe me të e ngjallë tokën pas vdekjes së saj. Këto janë, pa dyshim, mësime për njerëzit që kuptojnë.
Efendi Nahi
dhe njëri prej argumenteve të Tij, është paraqitja e vetëtimës – frikë dhe shpresë, e që ua dërgon shiun prej qiellit, që me te, të gjallërohet toka pas shkretërimit të saj. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.