خَلَقَ السَّمَاوَاتِ بِغَيْرِ عَمَدٍ تَرَوْنَهَا ۖ وَأَلْقَىٰ فِي الْأَرْضِ رَوَاسِيَ أَنْ تَمِيدَ بِكُمْ وَبَثَّ فِيهَا مِنْ كُلِّ دَابَّةٍ ۚ وَأَنْزَلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَنْبَتْنَا فِيهَا مِنْ كُلِّ زَوْجٍ كَرِيمٍ
Sherif Ahmeti
Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të dobishme.
Feti Mehdiu
Qiejt, i shihni, i krijoi pa shtylla, kurse nëpër tokë ka vendosur male të palëvizshme që të jetë stabile dhe ka shpërndarë nëpër të gjallesa të të gjitha llojeve. Ne nga qielli kemi lëshuar një ujë (shiun) dhe me të kemi bërë të mugullojnë nëpër tokë çifte fisnike.
Efendi Nahi
(Ai) ka krijuar qiejt pa shtylla, e i shihni ju – ka vendosur male të palëvizshme në Tokë, për të mos u lëkundur ju, dhe ka shpërndarë në të, gjithfarë lloj shtazësh. Ne, e kemi zbritu ujin nga qielli dhe me të, kemi bërë të mbijnë sa e sa lloje bimësh të mira (buta).
: