أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ يُولِجُ اللَّيْلَ فِي النَّهَارِ وَيُولِجُ النَّهَارَ فِي اللَّيْلِ وَسَخَّرَ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ كُلٌّ يَجْرِي إِلَىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى وَأَنَّ اللَّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
Sherif Ahmeti
A nuk e di se All-llahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe fut (dritën) ditën në natë, dhe AI i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të përendojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se All-llahu hollësisht është i njohur për atë që veproni.
Feti Mehdiu
A nuk e sheh se All-llahu e bën natën ditë dhe ditën anatë; ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëviz në afat të caktuar. All-llahu është i informuar mirë se çka punoni.
Efendi Nahi
A nuk po sheh ti se Perëndia e shtie natën në ditë dhe ditën në natë (e zgjatë njërën dhe e shkurton tjetrën), dhe e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëvizë deri në kohë të caktuar – dhe se Perëndia e di mirë çka punoni ju.
: