يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَدْخُلُوا بُيُوتَ النَّبِيِّ إِلَّا أَنْ يُؤْذَنَ لَكُمْ إِلَىٰ طَعَامٍ غَيْرَ نَاظِرِينَ إِنَاهُ وَلَٰكِنْ إِذَا دُعِيتُمْ فَادْخُلُوا فَإِذَا طَعِمْتُمْ فَانْتَشِرُوا وَلَا مُسْتَأْنِسِينَ لِحَدِيثٍ ۚ إِنَّ ذَٰلِكُمْ كَانَ يُؤْذِي النَّبِيَّ فَيَسْتَحْيِي مِنْكُمْ ۖ وَاللَّهُ لَا يَسْتَحْيِي مِنَ الْحَقِّ ۚ وَإِذَا سَأَلْتُمُوهُنَّ مَتَاعًا فَاسْأَلُوهُنَّ مِنْ وَرَاءِ حِجَابٍ ۚ ذَٰلِكُمْ أَطْهَرُ لِقُلُوبِكُمْ وَقُلُوبِهِنَّ ۚ وَمَا كَانَ لَكُمْ أَنْ تُؤْذُوا رَسُولَ اللَّهِ وَلَا أَنْ تَنْكِحُوا أَزْوَاجَهُ مِنْ بَعْدِهِ أَبَدًا ۚ إِنَّ ذَٰلِكُمْ كَانَ عِنْدَ اللَّهِ عَظِيمًا
Sherif Ahmeti
O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm se nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri tjetrin, vërtet këto (pritja, qëndrimi, biseda) e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej jush; All-llahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkonie pas perdës, kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë te All-llahu mëkat i madh.
Feti Mehdiu
O besimtarë! Mos hyni në shtëpiat e profetëve, përveç kur t’iu lejohet për të ngrënë, mirëpo ju të pritni derisa të përgatitet; tek atëherë kur të thirreni – atëherë hyni, e pasi të hani shpërndahuni pa u lëshuar në bisedë me njëri-tjetrin. Ajo e pengon Profetin, por i vjen turp prej jush, kurse All-llahu nuk i turpërohet së vërtetës. Po nëse kërkoni ndonjë send prej tyre, kërkone atë pas ndonjë perdeje. Kjo është më e pastër edhe për ju edhe për zemrat e tyre. Nuk ju lejohet ta shqetësoni Profetin e All-llahut e as që të martoheni kurrë me gratë e tij, pas vdekjes së tij! Ajo, me të vërtetë, te All-llahu do të ishte mëkat i madh!
Efendi Nahi
O besimtarë, mos hyni në dhomat e Pejgamberit, përveç nëse u lejohet juve për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit); vetëm kur t’ju thërrasin, atëherë hyni dhe pasi të hani, shpërndahuni pa biseduar me njëri-tjetrin. Kjo (ndalja), me të vërtetë, e shqetësonte Pejgamberin, e ai turpërohej (që t’jua thotë këtë); e Perëndia nuk turpërohet që t’ju thotë të vërtetën. E, kur të kërkoni prej atyre diçka, kërkoni (atë) prapa perdes. Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyreve. Juve nuk u lejohet që ta shqetësoni Pejgamberin e Perëndisë, as që t’i kurorëzoni gratë e tij – kurrë pas tij. Kjo, me të vërtetë, te Perëndia është mëkat i madh.