وَلِسُلَيْمَانَ الرِّيحَ غُدُوُّهَا شَهْرٌ وَرَوَاحُهَا شَهْرٌ ۖ وَأَسَلْنَا لَهُ عَيْنَ الْقِطْرِ ۖ وَمِنَ الْجِنِّ مَنْ يَعْمَلُ بَيْنَ يَدَيْهِ بِإِذْنِ رَبِّهِ ۖ وَمَنْ يَزِغْ مِنْهُمْ عَنْ أَمْرِنَا نُذِقْهُ مِنْ عَذَابِ السَّعِيرِ
Sherif Ahmeti
Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t’i rrjedhë burim i remit dhe me urdhërin e Zotit të tij, ia nënshtruam xhinët që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre nga urdhëri Jonë, atij do t’ia shijojmë zjarrin e fortë.
Feti Mehdiu
Kurse Sulejmanit erën, mëngjezi i së cilës ëshë sa një muaj. Edhe mbrëmja e saj është një muaj. Dhe kemi bërë që t’i rrjedhë burim bakri; si edhe exhinët, të cilët, me vullnetin e Zotit të tij, veprojnë përpara tij. Dhe cili sish refuzon urdhërin tonë e bëjmë të shijoj dënimin me zjarr.
Efendi Nahi
(Dhe, ia nënshtruam Ne) Sulejmanit – frymën, me të cilën, udhëtimi i paraditës ishte sa i një muaji, e ai i pasditës (po ashtu) sa një muaj; dhe Ne kemi bërë që t’i rrjedhë atij bakri prej burimit (që ecën uji) dhe disa nga xhindët i nënshtroi që të punojnë para syve të tij, me urdhërin e Zotit të tij. E, kushdo prej tyre që largohet nga urdhëri Ynë, kemi bër që ai ta shijojë dënimin e zjarrit.
: