لَقَدْ كَانَ لِسَبَإٍ فِي مَسْكَنِهِمْ آيَةٌ ۖ جَنَّتَانِ عَنْ يَمِينٍ وَشِمَالٍ ۖ كُلُوا مِنْ رِزْقِ رَبِّكُمْ وَاشْكُرُوا لَهُ ۚ بَلْدَةٌ طَيِّبَةٌ وَرَبٌّ غَفُورٌ
Sherif Ahmeti
Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.
Feti Mehdiu
Banorët e Sabës kishin një argument në vendbanimin e tyre: dy kopshte nga ana e majtë dhe e djathtë. “Hani prej ushqimeve të Zotit tuaj dhe falënderone! Sa vend i mirë dhe Zot që fal!”
Efendi Nahi
Me të vërtetë, banorët e Sabës kanë pasur argument të madh në vendbanimin e tyre: dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë të lumit. (E, u kemi thënë): “Hani nga ato që u ka furnizuar Zoti juaj dhe falenderohuni Atij! (Ky) është vis i mrekullueshëm, (e Zoti juaj) është Zot që falë shumë!”