فَقَالُوا رَبَّنَا بَاعِدْ بَيْنَ أَسْفَارِنَا وَظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ فَجَعَلْنَاهُمْ أَحَادِيثَ وَمَزَّقْنَاهُمْ كُلَّ مُمَزَّقٍ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ
Sherif Ahmeti
Po ata thanë: “Zoti ynë, na i largo udhëtimet tona!” E ashtu e dëmtuan veten dhe i bëmë ata ngjarje tregimesh, i ndamë plotësisht. Në këtë ka argumente për secilin durimtar e mirënjohës.
Feti Mehdiu
Por ata thanë: “O Zoti ynë, largona rrugët tona!” Dhe i bënë dëm vetes, kurse ne i bëmë ata objekt diskutimi dhe i shpërndamë krejtësisht. Këto janë, njëmend, mësime për secilin durimtar dhe mirënjohës.
Efendi Nahi
E ata thanë: “O Zoti ynë, bëne më të madhe distancën në mes udhëtimeve tona”. Andaj, i bënë dëm vetes, dhe Ne i bëmë ata objekt për t’i marrë nëpër gojë, dhe ata plotësisht i kemi shpartalluar. Dhe, në këtë, ka argumente për çdo të durueshëm dhe falenderues.