قُلِ ادْعُوا الَّذِينَ زَعَمْتُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ ۖ لَا يَمْلِكُونَ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ وَمَا لَهُمْ فِيهِمَا مِنْ شِرْكٍ وَمَا لَهُ مِنْهُمْ مِنْ ظَهِيرٍ
Sherif Ahmeti
Thuaj: “Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos All-llahut!” Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to nonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje.
Feti Mehdiu
Thuaj: “Thirri ata të cilët i njihni për zotër në vend të All-llahut. Ata nuk kanë kurrgjë, as sa grima, as në qiej as në tokë. Ata s’kanë aty kurrfarë pjesëmarrje dhe Ai nuk ka prej tyre kurrfarë përkrahje”.
Efendi Nahi
Thuaju (o Muhammed!): “Thirrni ata të cilët i konsideroni (zotëra), pos Perëndisë! Ata nuk knë pushtet as sa pesha e një thërmie – as në qiej as në Tokë; nuk ka për ta (idhujtarët) as në qiej as në Tokë ndonjë shok, dhe Perëndia – nga ata, nuk ka kurrfarë ndihmësi”.
: