وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لَا تَأْتِينَا السَّاعَةُ ۖ قُلْ بَلَىٰ وَرَبِّي لَتَأْتِيَنَّكُمْ عَالِمِ الْغَيْبِ ۖ لَا يَعْزُبُ عَنْهُ مِثْقَالُ ذَرَّةٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ وَلَا أَصْغَرُ مِنْ ذَٰلِكَ وَلَا أَكْبَرُ إِلَّا فِي كِتَابٍ مُبِينٍ
Sherif Ahmeti
E ata që nuk besuan thanë: “Nuk do të na vijë neve kijameti!” Thuaj: “Po. psha Zotin tim që e di të fshehtën, pa tjetër do t’ju vijë ai juve. Atij nuk mund t’i shihet as në qiell as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë”.
Feti Mehdiu
Po mosbesimtarët thonë: “Neve nuk do të na vijë momenti i fundit”. Thuaj: “Po pasha Zotin tim, i cili di edhe atë që është e fshehur, do t’ju vijë me siguri”. Atij nuk mund t’i shmanget asgjë, as sa grima, as në qiej, as në tokë, dhe nuk ka kurrgjë, as më e madhe se ajo as më e vogël e të mos jetë në Librin e qartë.
Efendi Nahi
E, mohuesit thonë: “Nuk do të vijë Çasti!” Thuaju: “Po! Pasha Zotin tim, i cili i di të gjitha të padukshmet, me siguri do t’ju vie”. – Nuk do t’i fshehet Atij as sa një thërrmi, as në qiej as në Tokë, e nuk ekziston asgjë – as më e vogël nga ajo (thërrmia), as më e madhe, - e që të mos jetë (e shënuar) në Librin e qartë (Levhi Mahfudh) –
: