وَقَالَ الَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا لِلَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا بَلْ مَكْرُ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ إِذْ تَأْمُرُونَنَا أَنْ نَكْفُرَ بِاللَّهِ وَنَجْعَلَ لَهُ أَنْدَادًا ۚ وَأَسَرُّوا النَّدَامَةَ لَمَّا رَأَوُا الْعَذَابَ وَجَعَلْنَا الْأَغْلَالَ فِي أَعْنَاقِ الَّذِينَ كَفَرُوا ۚ هَلْ يُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
Sherif Ahmeti
E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: “Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t’i bëjmë Atij shokë. E kur e shohim dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e tyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan.
Feti Mehdiu
“Nuk ka qenë ashtu, - do t’u përgjigjen ata të dobëtit atyre arrogantëve – jo, por natë e ditë keni bërë kurtha duke na urdhëruar që të mohojmë All-llahun dhe t’i bëjmë atij shok”. Dhe kur të shohin dënimin do ta fshehin pikëllimin. Kurse Ne u kemi bërë hallka në qafat e mosbesimtarëve. Si të dënohen ndryshe, përveç se ashtu si kanë punuar!
Efendi Nahi
Dhe, ata të cilët konsideroheshin të dobët, do t’ju thonë atyre që madhështoheshin: “Jo, por trillimet tuaja natë e ditë, kur na urdhëronit që ta mohojmë Perëndinë dhe t’i përshkruajmë Atij shok”. Dhe ata, e mëshihnin pikëllimin kur e shihnin dënimin. E, Ne do t’u vëmë pranga rreth qafës së atyre që mohuan. E, ata nu do të ndëshkohen për (asgjë) tjetër, pos për atë që kanë punuar.