وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا هَلْ نَدُلُّكُمْ عَلَىٰ رَجُلٍ يُنَبِّئُكُمْ إِذَا مُزِّقْتُمْ كُلَّ مُمَزَّقٍ إِنَّكُمْ لَفِي خَلْقٍ جَدِيدٍ
Sherif Ahmeti
Dhe ata që nuk besuan thanë: “A doni t’ju trgojmë për një njeri që do t’ju informojë juve se si, pasi që (të vdisni) të jeni të copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi?
Feti Mehdiu
Ndërsa, ata të cilët nuk besojnë, thonë: “A doni t’iu udhëzojmë te një njeri i cili do t’iu informojë se pasi krejtësisht të shkatërroheni me të vërtetë do të krijoheni përsëri?
Efendi Nahi
e, mohuesit thonë: “A doni t’jua tregojmë njeriun i cili ju lajmëron, se, kur të shkapërderdheni plotësisht (në varreza), ju, me siguri do të jeni të krijuar përsëri (të ringjallur)?