وَلَئِنْ سَأَلْتَهُمْ مَنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ اللَّهُ ۚ قُلْ أَفَرَأَيْتُمْ مَا تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ إِنْ أَرَادَنِيَ اللَّهُ بِضُرٍّ هَلْ هُنَّ كَاشِفَاتُ ضُرِّهِ أَوْ أَرَادَنِي بِرَحْمَةٍ هَلْ هُنَّ مُمْسِكَاتُ رَحْمَتِهِ ۚ قُلْ حَسْبِيَ اللَّهُ ۖ عَلَيْهِ يَتَوَكَّلُ الْمُتَوَكِّلُونَ
Sherif Ahmeti
Po nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e tokën, sigurisht ata do të thonë: “All-llahu!” Ti thuaju: “Më tregoni pra, për ata që i adhuroni, pos All-llahut, nëse All-llahu më godit mua me ndonjë të keqe, a munden ta largojnë ata atë të keqe, ose, nëse All-llahu dëshiron ndonjë të mirë ndaj meje, a munden ta pengojnë ata të mirën e Tij?” Thuaju: “Mua më mjafton All-llahu. Vetëm Atij i mbështeten të mbështeturit”.
Feti Mehdiu
Po t’i kishit pyetur se kush i krijoi qiejt dhe tokën, me siguri do të thoshin: “All-llahu”, kurse ti thuaj: “A mendoni se ata që ju i thirrni (adhuroni) në vend të All-llahut, nëse All-llahu do t’u bëjë ndonjë dëm, a mund ta largojnë dëmin, ose nëse ai do të na mëshirojë, a do të munden ta pengojnë mëshirën e tij?” Thuaj: “Mua më mjafton All-llahu, tek ai kanë mbështetje ata që kërkojnë mbështetje”.
Efendi Nahi
Nëse ti i pyet ata se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën, me siguri do të thonë: “Perëndia” – Thuaju: “A mendoni për ata që i adhuroni ju përveç Perëndisë – që mund ta evitojnë të keqen e Tij, nëse Perëndia don të ma dërgojë, ose a mund ta pengojnë mëshirën e Tij, nëse Ai don të më dërgojë (atë mëshirë)”. Thuaj: “Më mjafton Perëndia. Tek Ai mbështeten ata që kërkojnë mbështetje”.
: