لَهُ مَقَالِيدُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ وَالَّذِينَ كَفَرُوا بِآيَاتِ اللَّهِ أُولَٰئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ
Sherif Ahmeti
Vetëm te Ai janë çelësat e qiejve dhe tokës, ndërsa ata që nuk i besuan argumentet e All-llahut, të tillët janë ata të dështuarit.
Feti Mehdiu
Në duar të Tij janë çelësat e qiejve e të Tokës. Kurse ata të cilët mohojnë faktet e All-llahut, ata janë plotësisht të humbur!
Efendi Nahi
të Tij janë, çelësat e qiejve dhe të Tokës! E, ata që i mohojnë argumentet e Perëndisë, ata janë të humbur!