يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ ۚ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا
Sherif Ahmeti
O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.
Feti Mehdiu
O njerëz, frikësohuni Zotit tuaj, i cili ju krijoi prej një njeriu, nga i cili krijoi edhe shokun e tij për jetë dhe prej atyre dyve bëri shumë meshkuj dhe femra, frikësohuni All-llahut të cilit i luteni, dhe mbani lidhjet familjare, se All-llahu, vërtetë, gjithmonë mbi ju vigjilon.
Efendi Nahi
O njerëz! Druajuni Perëndisë, i Cili ju krijoi prej një individi, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë mashkuj e femra. Dhe druajuni Perëndisë, me emrin e të cilit, ju i kërkoni njëri-tjetrit diçka dhe i ruani lidhjet farefisnore. Se, Perëndia, me të vërtetë, është përherë mbikëqyrës i juaji.
: