وَلَا تُجَادِلْ عَنِ الَّذِينَ يَخْتَانُونَ أَنْفُسَهُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ مَنْ كَانَ خَوَّانًا أَثِيمًا
Sherif Ahmeti
Mos polemizo për ata që tradhtojnë vetveten. All-llahu nuk e do atë që është gënjeshtar e mëkatar.
Feti Mehdiu
Dhe mos u grind për ata që gënjejnë veten, sepse All-llahu nuk e do atë që është dinak, mëkatar i madh.
Efendi Nahi
Dhe mos i mbroj ata që e tradhëtojnë vetveten (me mëkate)! Se, Perëndia, nuk i don tradhëtarët – mëkatarët.