لَا خَيْرَ فِي كَثِيرٍ مِنْ نَجْوَاهُمْ إِلَّا مَنْ أَمَرَ بِصَدَقَةٍ أَوْ مَعْرُوفٍ أَوْ إِصْلَاحٍ بَيْنَ النَّاسِ ۚ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَٰلِكَ ابْتِغَاءَ مَرْضَاتِ اللَّهِ فَسَوْفَ نُؤْتِيهِ أَجْرًا عَظِيمًا
Sherif Ahmeti
Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. e kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërbllim të madh.
Feti Mehdiu
Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka ndonjë dobi, përveç se kur kërkojnë të ndahet sadakaja ose të bëhen vepra të mira ose të pajtojnë njerëz ndërmjet veti. Dhe kush e bën atë me dëshirë që të fitojë simpatinë e All-llahut, Ne, me siguri, do t’i japim shpërblim të madh.
Efendi Nahi
S’ka kurrfarë të mire në bisedimet e tyre të fshehta, pëveç nëse ndokush kërkon që të jepet sadaka, ose të kryhet vepër e mirë ose paqe në mes njerëzve. E, ai, që bën këtë për të fituar kënaqësinë e Perëndisë, Na do t’i japim një shpërblim të madh.
: