لَيْسَ بِأَمَانِيِّكُمْ وَلَا أَمَانِيِّ أَهْلِ الْكِتَابِ ۗ مَنْ يَعْمَلْ سُوءًا يُجْزَ بِهِ وَلَا يَجِدْ لَهُ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَلِيًّا وَلَا نَصِيرًا
Sherif Ahmeti
Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në Xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.
Feti Mehdiu
Nuk është sipas dëshirës tuaj e as sipas dëshirës së pasardhësve të Librit: kush bën keq do të dënohet për atë dhe nuk do të gjejë, pos All-llahut, as ndihmës as mik;
Efendi Nahi
Puna nuk qëndron ashtu, as sipas dëshirës suaj e as sipas dëshirës së ithtarëve të Librit. Por është, se kushdo që të bëjë një të keqe, do të ndëshkohet për atë dhe nuk do të gjejë as mbrojtës as ndihmëtar përveç Perëndisë;