وَإِنِ امْرَأَةٌ خَافَتْ مِنْ بَعْلِهَا نُشُوزًا أَوْ إِعْرَاضًا فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا أَنْ يُصْلِحَا بَيْنَهُمَا صُلْحًا ۚ وَالصُّلْحُ خَيْرٌ ۗ وَأُحْضِرَتِ الْأَنْفُسُ الشُّحَّ ۚ وَإِنْ تُحْسِنُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا
Sherif Ahmeti
Nëse ndonjë grua i frikësohet largimit pse ftohjes së burrit të vet ndaj asaj, atëherë nuk gabojnë po qe se bëjnë mes vete mbarim (pajtim). Pajtimi është më i dobishmi. Megjithëkëtë, koprracia është epranishme ndër njerëz. Por, nëse silleni mirë dhe ruheni, s’ka dyshim se All-llahu hollësisht me gjithçka veproni.
Feti Mehdiu
Në qoftë se ndonjë grua frikësohet nga kryeneqësia e burrit apo se do ta lërë pas shpine, atëherë nuk është mëkat nëse ata dy bëjnë marrëveshje ndërveti, pajtimi është më i mirë. Njerëzit janë krijuar grykësa, e në qoftë se ju silleni mirë dhe ruheni, All-llahu është i informuar shumë mirë për veprat tuaja.
Efendi Nahi
Nëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ai, ose nuk do ta përfill atë, atëherë nuk ka mëkat për ata, nëse paqëtohen në mes vete. Paqëtimi është (madje) më i mirë (se shkurorëzimi). Te njerëzit është e prirur koprracia. Por në qoftë se ju do të silleni bukur dhe do të ruheni prej të këqijave, Perëndia, madje di mirë atë që punoni ju.
: