وَلِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ وَلَقَدْ وَصَّيْنَا الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِكُمْ وَإِيَّاكُمْ أَنِ اتَّقُوا اللَّهَ ۚ وَإِنْ تَكْفُرُوا فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۚ وَكَانَ اللَّهُ غَنِيًّا حَمِيدًا
Sherif Ahmeti
Vetëm e All-llahut është ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. Ne patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu. Po në mos besofshit, (dine) e All-llahut është ç‘ka në qiej e ç’ka ka në tokë. All-llahu është i panevojë e i falënderuar.
Feti Mehdiu
Të All-llahut janë gjithçka ka në qiej dhe në tokë. Ne i kemi këshilluar ata që u është shpallur Libri para jush, por edhe juve, All-llahut t’i ruheni. Dhe nëse mohoni, ani, s’ka dyshim se gjithçka ka në qiej dhe në tokë janë të All-llahut, All-llahu është i pasur dhe i denjë për çdo lavdërim!
Efendi Nahi
Të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiell dhe në Tokë. Na u kemi rekomanduar (porositur) atyre, të cilëve u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Druajuni Perëndisë! E, nëse mohoni (do të ndëshkoheni). Se, me të vërtetë, të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë, (e mohimi i juaj nuk i bën dëm). Dhe, se, Perëndia është i lavdëruar dhe s’ka nevojë për asgjë”.
: