يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا آمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَالْكِتَابِ الَّذِي نَزَّلَ عَلَىٰ رَسُولِهِ وَالْكِتَابِ الَّذِي أَنْزَلَ مِنْ قَبْلُ ۚ وَمَنْ يَكْفُرْ بِاللَّهِ وَمَلَائِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا بَعِيدًا
Sherif Ahmeti
O ju që besuat, besoni vazhdimisht All-llahun, të dërguarit të Tij, librit që gradualsht ia shpalli të dërguarit të Tij dhe librit që e pat zbritur më parë. Kush nuk i beson All-llahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër larg.
Feti Mehdiu
O besimtarë, besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, edhe Librit të cilin Ai ia shpall Profetit të vet, edhe Librit që e shpalli më aprë. Kurse ai që mohon All-llahun, engjujt e Tij, të dërguarit e Tij, librat e Tij edhe botën tjetër, ai ka humbur shumë keq.
Efendi Nahi
O besimtarë! Besoni Perëndinë, Pejgamberin e Tij, Librin, që ia ka dërguar Pejgamberit të Vet dhe Librin, që e ka dërguar më parë. E ai që nuk beson Perëndinë, engjëjt e Tij, Librat e Tij, pejgamberët e Tij dhe Ditën e Kijametit, ai, me të vërtetë, ka humbur larg prj udhës së drejtë.
: