إِنَّ الْمُنَافِقِينَ يُخَادِعُونَ اللَّهَ وَهُوَ خَادِعُهُمْ وَإِذَا قَامُوا إِلَى الصَّلَاةِ قَامُوا كُسَالَىٰ يُرَاءُونَ النَّاسَ وَلَا يَذْكُرُونَ اللَّهَ إِلَّا قَلِيلًا
Sherif Ahmeti
Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.
Feti Mehdiu
Hipokritët shtihen se po e mashtrojnë All-llahun, ndërsa Ai i mashtron ata. Kur ngrihen ta falin namazin, ngrihen me përtesë, dhe, vetëm, për t’u ekspozuar para botës, e All-llahun gati nuk e përmendin fare,
Efendi Nahi
Me të vërtetë, hipokritët përpiqen ta mashtrojnë Perëndinë, por ai i mashtron ata (i dënon). Kur ata ngritën për namaz, ngriten pritueshëm, duke u paraqitur karshi botës (që janë besimtarë), e Perëndinë e përmendin pak herë.