فَبِمَا نَقْضِهِمْ مِيثَاقَهُمْ وَكُفْرِهِمْ بِآيَاتِ اللَّهِ وَقَتْلِهِمُ الْأَنْبِيَاءَ بِغَيْرِ حَقٍّ وَقَوْلِهِمْ قُلُوبُنَا غُلْفٌ ۚ بَلْ طَبَعَ اللَّهُ عَلَيْهَا بِكُفْرِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُونَ إِلَّا قَلِيلًا
Sherif Ahmeti
Dhe për shkak të thyerjes së besës së dhënë, të mohimit të ajeteve (shpalljes) të All-llahut, të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejtë dhe thënies së tyre: “Zemrat tona janë të mbuluara” (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre All-llahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm pakkush.
Feti Mehdiu
Por për shkak të thyerjes së premtimit të vet dhe mohimit të argumenteve të All-llahut, dhe mbytjes së profetëve pa asnjëfarë faji, dhe të deklarimit të tyre “Zemrat tona janë të mbyllura” – All-llahu atyre ua ka vulosur (zemrat) me mosbesimin e tyre, prandaj vetëm pak sish besuan,
Efendi Nahi
(Na i mallkuam ata) për shkak e kanë shkelur obligimin, dhe për shkak të mohimit të verseteve të Perëndisë, dhe për shkak të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejte dhe për thënien e tyre: “Zemrat tona janë të mbyllura në këllef (nuk e ndiejnë të drejtën)”. Jo, por Perëndia ua ka mbyllur ato për shkak të mohimit të tyre – e pak prej tyre kanë besuar –