وَإِنْ مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ إِلَّا لَيُؤْمِنَنَّ بِهِ قَبْلَ مَوْتِهِ ۖ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكُونُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا
Sherif Ahmeti
Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t’i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre.
Feti Mehdiu
Dhe nuk ka asnjë pasues Libri, i cili, para se të vdesë, nuk do të besojë në të ashtu si duhet, e në ditën e gjykimit ai do të dëshmojë kundër tyre.
Efendi Nahi
Të gjithë ithtarët e Librit, para se të vdesin, - do t’i besojnë Isait (që është Profet, e jo zot); e, në Ditën e Kijametit, ai (Isai), do të jetë dëshmitar kundër tyre.
: