وَاللَّذَانِ يَأْتِيَانِهَا مِنْكُمْ فَآذُوهُمَا ۖ فَإِنْ تَابَا وَأَصْلَحَا فَأَعْرِضُوا عَنْهُمَا ۗ إِنَّ اللَّهَ كَانَ تَوَّابًا رَحِيمًا
Sherif Ahmeti
Ataa të dy prej jush që bëjnë atë (imoralitet-zina), ndëshkoni; e në qoftë se ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë hiqni dorë prej tyre, pse All-llahu pranon fort pendimin dhe mëshiron shumë.
Feti Mehdiu
Qortoni të dy palët që bëjnë amoralitet, por nëse pendohen dhe përmirsohen, atëherë lini të qetë, sepse All-llahu është shumë i mëshirshëm dhe i pranon shumë pendimet.
Efendi Nahi
Dhe, ata dy prej jush që kanë bërë këtë punë të turpshme, mundoni ata me qortim; e nëse pendohen dhe përmirësohen lironi nga të munduarit ata! Se Perëndia pranon pendimin dhe është mëshirues.
: