وَأَخْذِهِمُ الرِّبَا وَقَدْ نُهُوا عَنْهُ وَأَكْلِهِمْ أَمْوَالَ النَّاسِ بِالْبَاطِلِ ۚ وَأَعْتَدْنَا لِلْكَافِرِينَ مِنْهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا
Sherif Ahmeti
Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre.
Feti Mehdiu
Dhe për shkak se kanë marrë kamatën, e që e kanë pasur të ndaluar, si edhe e kanë ngrënë pasurinë e të tjerëve në mënyrë të palejuar. Kurse Ne për mosbesimtarët kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
Efendi Nahi
dhe për shkak se ata morën kamatë, duke qenë e ndaluar për ta, dhe për shkak të ngrënies (marrjes) së pasurisë së njerëzve pa të drejtë. Na këtyre mohuesve u kemi përgatitur dënim pikëllues.