إِنَّا أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ كَمَا أَوْحَيْنَا إِلَىٰ نُوحٍ وَالنَّبِيِّينَ مِنْ بَعْدِهِ ۚ وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالْأَسْبَاطِ وَعِيسَىٰ وَأَيُّوبَ وَيُونُسَ وَهَارُونَ وَسُلَيْمَانَ ۚ وَآتَيْنَا دَاوُودَ زَبُورًا
Sherif Ahmeti
Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is-hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm hënë Zeburin.
Feti Mehdiu
Ne ty të japim shpallje ashtu si i kemi shpallur Nuhit dhe profetëve të tjerë pas tij, e i kemi shpallur edhe Ibrahimit, edhe Ismailit, edhe Is-hakut, edhe Jakubit edhe pasardhësve, Isait dhe Ejubit, edhe Junusit, edhe Harunit, edhe Sulejmanit, kurse Davudit i dhamë Zeburin;
Efendi Nahi
Na të kemi dërguar ty shpalljen, ashtu siç i kemi dërguar shpallje Nuhit, dhe pejgamberëve pas tij; e, Ne iu kemi dërguar shpallje edhe Ibrahimit, edhe Ismailit, edhe Is’hakut, edhe Jakubit, edhe Isait, edhe Ejjupit, edhe Junusit, edhe Harunit, edhe Sulejmanit. E, Dautit ia kemi dhënë (Librin) Zeburin.
: