فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَيُوَفِّيهِمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدُهُمْ مِنْ فَضْلِهِ ۖ وَأَمَّا الَّذِينَ اسْتَنْكَفُوا وَاسْتَكْبَرُوا فَيُعَذِّبُهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا وَلَا يَجِدُونَ لَهُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَلِيًّا وَلَا نَصِيرًا
Sherif Ahmeti
E përsa i përket atyre që besuan dhe vepruan mirë, Atyre do t’ju përmbushet shpërblimi i e merituar, por edhe do t’iu shtohet prej dhuntisë së Tij. Përsa i përket atyre që u tëhoqën dhe mbajtën veten kryelartë, ata do t’i ndëshkojë me një ndëshkim fort të dhëmbshëm dhe pos All-llahut nuk do t’i gjejnë vetes as mbrojtës as ndihmës.
Feti Mehdiu
Ndërkaq, ata që besuan dhe kanë bërë vepra të mira, Ai do t’i shpërblejë sipas meritës, madje nga mirësia e tij i shpërblen edhe më tepër, kurse ata që kanë shprehur mosbesim dhe arrogancë, do t’i hedhë në mundime të padurueshme, dhe ata përveç All-llahut nuk do të gjejnë për vete as mbrojtës as ndihmëtar.
Efendi Nahi
E, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Ai ju plotëson shpërblimin e tyre dhe ua shton nga mirësitë e Tij. E, ata që ngurrojnë (në të adhuruarit e Perëndisë) dhe krenohen, do të dënohen me ndëshkim pikëllues. Ata nuk do të gjejnë për vete, përveç Perëndisë, - as mbrojtës as ndihmëtar.
: