يَسْتَفْتُونَكَ قُلِ اللَّهُ يُفْتِيكُمْ فِي الْكَلَالَةِ ۚ إِنِ امْرُؤٌ هَلَكَ لَيْسَ لَهُ وَلَدٌ وَلَهُ أُخْتٌ فَلَهَا نِصْفُ مَا تَرَكَ ۚ وَهُوَ يَرِثُهَا إِنْ لَمْ يَكُنْ لَهَا وَلَدٌ ۚ فَإِنْ كَانَتَا اثْنَتَيْنِ فَلَهُمَا الثُّلُثَانِ مِمَّا تَرَكَ ۚ وَإِنْ كَانُوا إِخْوَةً رِجَالًا وَنِسَاءً فَلِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الْأُنْثَيَيْنِ ۗ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمْ أَنْ تَضِلُّوا ۗ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: “All-llahu ju përgjigjet për çështjen e “kelale-s” (ai që nuk prindër as fëmij që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëlezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send.
Feti Mehdiu
Ata kërkojnë prej teje sqarim. Thuaj: “All-llahu do t’ju rrëfejë juve ligjin për “kelalin” (derëmëshelmin), nëse dikush vdes që nuk ka fëmijë, por ka motgër, asaj i takon gjysma (e pasurisë) që e lë ai; mirëpo edhe ai e trashëgon atë nëse ajo nuk ka fëmijë; E nëse janë ato dy, atyre dyjave u takojnë dy të tretat nga ajo që lë ai. Po nëse ata janë vëllezër – burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon aq sa dy femrave së bashku. Këtë All-llahu ua sqaron që të mos humbni. Ndërkaq All-llahu i di të gjitha çështjet shumë mirë.
Efendi Nahi
Ata, kërkojnë nga ti fetva (vendim). Thuaju (o Muhammed!): “Perëndia u jep vendim per – kalalen – (njeriu që nuk lë për trashëgimtar as prindër e as fëmijë). Nëse vdes njeriu që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj i takon gjysma (e pasurisë) nga ajo që ka lënë ai, e ai (vëllau) e trashëgon atë, nëse ajo nuk ka fëmijë. Nëse janë dy motra, ato trashëgojnë dy të tretat nga ajo që ka lënë ai. Në qofshin trashëgimtarët vëllezër e motra, atëherë mashkullit i takon trashëgim sa dy femra (motra). Perëndia ju shpjegon këto, që të mos humbni rrugën ju. Se, Perëndia, me të vërtetë, di çdo gjë.
: