وَإِنْ أَرَدْتُمُ اسْتِبْدَالَ زَوْجٍ مَكَانَ زَوْجٍ وَآتَيْتُمْ إِحْدَاهُنَّ قِنْطَارًا فَلَا تَأْخُذُوا مِنْهُ شَيْئًا ۚ أَتَأْخُذُونَهُ بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُبِينًا
Sherif Ahmeti
Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuares) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj snjë send. A do të merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore?
Feti Mehdiu
Dhe nëse dëshironi ta lëshoni një grua dhe ta mbani një tjetër, por njërës nga ato i keni dhënë shumë pasuri, mos i merrni asgjë nga ajo pasuri! A t’ia merrni me dhunë e të bëni mëkat flagrant?
Efendi Nahi
Në qoftë se ju dëshironi të ndërroni gruan, duke e lëshuar njërën për të marrë tjetrën, ndërsa njërës nga ato i keni dhënë shumë pasuri, mos merrni nga ajo asgjë. A do ta merrnit ju atë duke bërë shpifje dhe gabime sheshazi?