وَلَا تَنْكِحُوا مَا نَكَحَ آبَاؤُكُمْ مِنَ النِّسَاءِ إِلَّا مَا قَدْ سَلَفَ ۚ إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَمَقْتًا وَسَاءَ سَبِيلًا
Sherif Ahmeti
Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë të martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para islamizmit) pse ajo ishte turpësi, përbuzje e traditë e shëmtuar.
Feti Mehdiu
Edhe me gratë me të cilat janë martuar baballarët tuaj mos u martoni! Pavarësisht nga e kaluara, ajo do të ishte, njëmend, amoralitet i vrazhdë, neveri dhe rrugë e keqe.
Efendi Nahi
Mos i merrni ato gra, që kanë qenë gratë e baballarëve tuaj, përveç rasteve që kanë ekzistuar para islamizmit. Me të vërtetë, kjo është vepër e keqe dhe urrejtje e madhe, dhe rrugë e shëmtuar.
: