يُرِيدُ اللَّهُ لِيُبَيِّنَ لَكُمْ وَيَهْدِيَكُمْ سُنَنَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ وَيَتُوبَ عَلَيْكُمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ
Sherif Ahmeti
All-llahu dëshiron t’ju sqarojë çështjet et’ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush (pejgamberët) dhe t’ju pranojë pendimin. Alahu e di më së miri gjendjen e robërve dhe është më i urti.
Feti Mehdiu
All-llahu dëshiron t’ju sqarojë dhe t’ju udhëzojë rrugëve që kanë ecur ata pra jush, dhe t’ju falë, sepse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë.
Efendi Nahi
Perëndia don që t’jua shpjegojë dhe t’ju udhëzojë në rrugën e Pejgamberëve të mëparshëm dhe t’ju pranojë pendimet tuaja. Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.
: