وَلَا تَتَمَنَّوْا مَا فَضَّلَ اللَّهُ بِهِ بَعْضَكُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ ۚ لِلرِّجَالِ نَصِيبٌ مِمَّا اكْتَسَبُوا ۖ وَلِلنِّسَاءِ نَصِيبٌ مِمَّا اكْتَسَبْنَ ۚ وَاسْأَلُوا اللَّهَ مِنْ فَضْلِهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا
Sherif Ahmeti
Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grve gjithashtu ju takon hise bga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
Feti Mehdiu
Dhe mos lakmoni atë me çka All-llahu i ka dalluar disa prej jush. Meshkujve u takon dhurata për atë që punojnë, kurse grave dhurata për atë që ato e kanë merituar. Kërkoni mirësi prej All-llahut, se All-llahu, pa dyshim, di çdo gjë.
Efendi Nahi
Mos lakmoni në ato gjëra, që Perëndia i ka shpërblyer disa nga ju mbi të tjerët; për mashkujt është shpërblimi i punës që bëjnë, e po ashtu edhe për femrat ka shpërblim për punën që bëjnë. Kërkoni prej Perëndisë nga mirësitë e Tij. Se, Perëndia, është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.