الَّذِينَ يَبْخَلُونَ وَيَأْمُرُونَ النَّاسَ بِالْبُخْلِ وَيَكْتُمُونَ مَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ ۗ وَأَعْتَدْنَا لِلْكَافِرِينَ عَذَابًا مُهِينًا
Sherif Ahmeti
Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët;
Feti Mehdiu
Ata që janë koprracë dhe i urdhërojnë të tjerët për koprraci, dhe të cilët fshehin atë që All-llahu u ka dhënë nga begatia e vet – Ne mosbesimtarëve u kemi përgatitur dënim të turpshëm.
Efendi Nahi
ata që janë koprracë (që janë dorështrënguar), ndërsa kërkojnë që edhe të tjerët të bëhen koprracë dhe, fshehin atë që ua ka dhuruar Perëndia nga mirësitë e Tij, (këta janë njerëz të këqinj). Na kemi përgatitur për mohuesit ndëshkim poshtërues.