يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَقْرَبُوا الصَّلَاةَ وَأَنْتُمْ سُكَارَىٰ حَتَّىٰ تَعْلَمُوا مَا تَقُولُونَ وَلَا جُنُبًا إِلَّا عَابِرِي سَبِيلٍ حَتَّىٰ تَغْتَسِلُوا ۚ وَإِنْ كُنْتُمْ مَرْضَىٰ أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ أَوْ جَاءَ أَحَدٌ مِنْكُمْ مِنَ الْغَائِطِ أَوْ لَامَسْتُمُ النِّسَاءَ فَلَمْ تَجِدُوا مَاءً فَتَيَمَّمُوا صَعِيدًا طَيِّبًا فَامْسَحُوا بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَفُوًّا غَفُورًا
Sherif Ahmeti
O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, deristë dini se ç’flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisaaa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyne dheun dhe fërkoni me duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet.
Feti Mehdiu
O besimtarë, mos u falni kur jeni të dehur, deri sa nuk e dini se çka thoni, dhe kur jeni të papastër – vetëm nëse jeni në rrugë, udhëtarë – deri sa të laheni. Por nëse jeni të sëmurë ose udhëtarë, apo në qoftë se keni pasur kontakt me femra, e nuk keni gjetur ujë, atëherë me shuplakë prekni truallin e pastër dhe lëmoni fytyrat tuaja edhe duartë – deri në bërryla. – All-llahu ua fshin mëkatet dhe fal.
Efendi Nahi
O besimtarë! Mos bëni namaz kur jeni të dehur, përderisa të kthjelloheni e të dini se ç’flisni, as kur jeni të papstër (xhunub) – përveç nëse jeni udhëtarë, përderisa të laheni; e nëse jeni të sëmurë ose gjendeni në rrugë, ose keni kryer nevojën natyrore, ose ju keni afruar grave, e nuk gjeni ujë, atëherë synoni (pastrimin) me dhé të pastër, dhe fërkoni (me duar) fytyrën tuaj dhe duart tuaja. Se, Perëndia, me të vërtetë është shlyes dh falës i mëkateve.
: