يَا أَيُّهَا الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ آمِنُوا بِمَا نَزَّلْنَا مُصَدِّقًا لِمَا مَعَكُمْ مِنْ قَبْلِ أَنْ نَطْمِسَ وُجُوهًا فَنَرُدَّهَا عَلَىٰ أَدْبَارِهَا أَوْ نَلْعَنَهُمْ كَمَا لَعَنَّا أَصْحَابَ السَّبْتِ ۚ وَكَانَ أَمْرُ اللَّهِ مَفْعُولًا
Sherif Ahmeti
O ju që u është dhënë libri, besone atë që e zbritëm (Kur’anin) e që është vërtetues i atij që e keni (Tevratit), para se të shlyjmë fytyra (t’ua fshijmë shqisat) dhe t’i rrotullojmë ose t’i mallkojmë ata si i mallkuam ata të së shtunës. Urdhëri i All-llahut është i kryer.
Feti Mehdiu
Juve të cilëve u është shpallur Libri, besoni në këtë që ju kemi shpallur – për të vërtetuar atë që ju e keni, Tevratin – më parë se t’u fshijmë nga fytyrat dhe t’ua kthejmë në formë të mbrapsht, ose t’i mallkojmë siç i kemi mallkuar shtunakët. Urdhëri i All-llahut doemos do të zbatohet.
Efendi Nahi
O ju që u është dhënë Libri! – besoni në atë që kemi zbritur Na (Kur’anin), e i cili vërteton atë që keni ju para se t’ju fshijmë fytyrat e t’ju kthejmë prapa, ose (para se) t’i mallkommë ata (t’i dënojmë) ashtu siç i mallkuam ithtarët e së shtunës. Urdhëri i Perëndisë është i zbatushëm.
: