أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ يَزْعُمُونَ أَنَّهُمْ آمَنُوا بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ وَمَا أُنْزِلَ مِنْ قَبْلِكَ يُرِيدُونَ أَنْ يَتَحَاكَمُوا إِلَى الطَّاغُوتِ وَقَدْ أُمِرُوا أَنْ يَكْفُرُوا بِهِ وَيُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَنْ يُضِلَّهُمْ ضَلَالًا بَعِيدًا
Sherif Ahmeti
A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t’i humbë në pafundësi.
Feti Mehdiu
A nuk i sheh ata të cilët vërtetojnë se besojnë atë që të shpallet ty edhe në atë që është shpallur para teje dhe prapë dëshirojnë të gjykohen para djallit, edhe pse, janë të urdhëruar të mos i besojnë atij. Ndërkaq djalli dëshiron t’i shpie në mashtrim të madh.
Efendi Nahi
A nuk i ke parë ti (o Muhammed!) ata, që pohojnë se kanë besuar në atë, që të është shpallur ty dhe ate që është shpallur para teje. Dëshirojnë që t’i gjykojë djalli (njeriu i keq), e ata janë urdhëruar që ta mohojnë (të keqin). Djalli, madje, dëshiron, që t’ua humbë atyre krejtësisht udhën e drejtë.
: