وَمَا أَرْسَلْنَا مِنْ رَسُولٍ إِلَّا لِيُطَاعَ بِإِذْنِ اللَّهِ ۚ وَلَوْ أَنَّهُمْ إِذْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ جَاءُوكَ فَاسْتَغْفَرُوا اللَّهَ وَاسْتَغْفَرَ لَهُمُ الرَّسُولُ لَوَجَدُوا اللَّهَ تَوَّابًا رَحِيمًا
Sherif Ahmeti
Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhërin e All-llahut t’i bëhet respekt (nga njerëzit) atij. E sikur të vinin ata te ti, pasi që ta kenëdëmtuar veten e tyre (nuk kanë pranuar gjykimin tënd), e të kërkonin ata vetë ndjesë te All-llahu, e edhe i dërguari të kërkojë ndjesë për ta, ata do të kuptonin se All-llahu pranon pendimin dhe është mëshirues.
Feti Mehdiu
Kurse ne kemi dërguar profet vetëm që ta nderojnë, me leje të All-llahut. Por nëse ata që kanë gabuar ndaj vetes vijnë te ti dhe lusin All-llahun t’ua falë, edhe Profeti kërkoi falje për ata, do të shohin se All-llahu është shumë i mëshirshëm dhe pranon pendimin.
Efendi Nahi
Dhe Na kemi dërguar pejgamber vetëm me qëllim, që njerëzit me lejen e Perëndisë t’u përulen atyre. E, kurdo që ata pas gabimit të bërë, të vinin te ti për të kërkuar falje te Perëndia dhe Pejgamberi t’i lutet Perëndisë për amnestimin e tyre, do të vërenin ata, se Perëndia, me të vërtetë, është pranues i pendimit dhe mëshirues.