وَلَوْ أَنَّا كَتَبْنَا عَلَيْهِمْ أَنِ اقْتُلُوا أَنْفُسَكُمْ أَوِ اخْرُجُوا مِنْ دِيَارِكُمْ مَا فَعَلُوهُ إِلَّا قَلِيلٌ مِنْهُمْ ۖ وَلَوْ أَنَّهُمْ فَعَلُوا مَا يُوعَظُونَ بِهِ لَكَانَ خَيْرًا لَهُمْ وَأَشَدَّ تَثْبِيتًا
Sherif Ahmeti
Sikur t’i kishim obliguar ata: mbytni vetvetn tuaj, atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t’i përforconte më shumë.
Feti Mehdiu
Po sikur t’u kishim urdhëruar Ne atyre: “Vritni veten”! – ose “Dilni nga shtëpitë tuaja”! – pak kush prej tyre do ta bënte këtë. E sikur ata të vepronin ashtu sipas këshillave, do t’ishte shumë më mirë dhe do të ishin shumë më të vendosur.
Efendi Nahi
E sikur Na t’i urdhëronim ata: “Vritni veten!” ose “Shpërnguluni nga atdheu juaj!” – pak prej tyre do ta bënin këtë. E sikur të punonin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim,
: