وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَأُولَٰئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ مِنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِينَ ۚ وَحَسُنَ أُولَٰئِكَ رَفِيقًا
Sherif Ahmeti
E kushdo që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!
Feti Mehdiu
Ata që janë të dëgjueshëm ndaj All-llahut dhe Profetit, do të jenë në shoqëri me ata, të cilët i ka bekuar All-llahu: profetët, të drejtët, martirët dhe me njerëzit e mirë. Sa shokë të mirë do të jenë ata!
Efendi Nahi
Kush i bindet Perëndisë dhe Profetit (në dispozitt e urdhëruara), ai do të jetë me ata të cilëve, Perëndia u ka dhënë shumë dhunti: me pejgamberët, me të drejtët, me dëshmorët dhe me njerëzit (tjerë) të mirë! E sa shokë të mrekullueshëm janë këta!