أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ قِيلَ لَهُمْ كُفُّوا أَيْدِيَكُمْ وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ فَلَمَّا كُتِبَ عَلَيْهِمُ الْقِتَالُ إِذَا فَرِيقٌ مِنْهُمْ يَخْشَوْنَ النَّاسَ كَخَشْيَةِ اللَّهِ أَوْ أَشَدَّ خَشْيَةً ۚ وَقَالُوا رَبَّنَا لِمَ كَتَبْتَ عَلَيْنَا الْقِتَالَ لَوْلَا أَخَّرْتَنَا إِلَىٰ أَجَلٍ قَرِيبٍ ۗ قُلْ مَتَاعُ الدُّنْيَا قَلِيلٌ وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ لِمَنِ اتَّقَىٰ وَلَا تُظْلَمُونَ فَتِيلًا
Sherif Ahmeti
A nuk i vure re ata të cilëve iu pate thënë: “ndalni duart tuaja jepne zeqatin!” E kur iu bë atyre obligim lufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzvesiç është frika ndaj All-llahut, e edhe më fort. Thonin: “Zoti ynë, pse na e bëre obligim luftën? Sikur të na e kishe shtyrë deri nënjë afat të afërt!” Thuaju: “Përjetimi ikësaj bote është pak, e për atë që është i devotshëm, bota tjetër është shumë më e dobishme. Nuk do t’ju bëhet pa drejtë as sa fija.
Feti Mehdiu
A nuk i ke parë vallë ata të cilëve u është thënë “Hiqni dorë (nga lufta), kryene faljen dhe jepne sadakën”. Por pasi qe caktuar lufta, menjëherë një grup prej tyre iu frikësua njerëzve, ashtu si i frikësohen All-llahut, madje edhe më tepër dhe thanë: “Zoti ynë, pse na caktove luftën? Të na kishe kursyer edhe një kohë prej luftës”! thuaj: “Kënaqësia në këtë botë është e shkurtër, kurse ajo botë është më e mirë për ata që ruhen prej mëkateve; dhe askujt nuk do t’i bëhet e padrejtë”.
Efendi Nahi
A nuk i ke parë ata (o Muhammed!), të cilëve u është thënë: “Tërhiqni duart tuaja nga lufta, falnie namazin dhe jepni zeqatin!” e, kur pas kësaj, iu urdhërua që të luftojnë, një grup prej tyre u frikua nga njerëzit (mohuesit), ashtu si i frikohen Perëndisë, ose dhe më tepër dhe thirrën: “O Zoti ynë! Pse na urdhërove të luftojmë? Ah, sikur të na kishe kursyer edhe për një kohë të shkurtër!” Thuaju (atyre): “Kënaqësitë e kësaj jete janë të vogla. Jeta tjetër është më e mirë për ata që i druajnë Perëndisë e s’bëjnë mëkate. Juve nuk do t’ju bëhet asnjë fije padrejtësi.