وَإِذَا جَاءَهُمْ أَمْرٌ مِنَ الْأَمْنِ أَوِ الْخَوْفِ أَذَاعُوا بِهِ ۖ وَلَوْ رَدُّوهُ إِلَى الرَّسُولِ وَإِلَىٰ أُولِي الْأَمْرِ مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ الَّذِينَ يَسْتَنْبِطُونَهُ مِنْهُمْ ۗ وَلَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ لَاتَّبَعْتُمُ الشَّيْطَانَ إِلَّا قَلِيلًا
Sherif Ahmeti
Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, sikurt’ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjefgjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, u, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit.
Feti Mehdiu
Kur atyre u vjen diçka që ka të bëjë me sigurinë ose tmerrin, ata e bëjnë edhe më të madhe – e përhapin. Sikur ata t’i drejtohen për këtë Profetit ose përfaqësuesve të tyre, ata do t’i kishin njoftuar. Po të mos jetë mirësia e All-llahut dhe mëshira e tij ndaj jush, edhe ju, me siguri, përveç një pakice, do të kishin pasuar djallin.
Efendi Nahi
Kur t’u vijë atyre ndonjë lajm i rëndësishëm që i përket sigurisë ose frikës, ata e përhapin ate, por në qoftë se ata këtë lajm ia përcjellin Pejgamberit dhe parisë (bashkëpunëtorëve të afërm të tij) do të kuptonin prej tyre vetëm atë, që dëshirojnë ta marrin vesh. Sikur të mos ishte mirësia e Perëndisë dhe mëshira e Tij, përpos një numri të vogël, ju të gjithë do të ndiqnit djallin.