فَمَا لَكُمْ فِي الْمُنَافِقِينَ فِئَتَيْنِ وَاللَّهُ أَرْكَسَهُمْ بِمَا كَسَبُوا ۚ أَتُرِيدُونَ أَنْ تَهْدُوا مَنْ أَضَلَّ اللَّهُ ۖ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَلَنْ تَجِدَ لَهُ سَبِيلًا
Sherif Ahmeti
E çka është me ju që në çështjen e munafikëve jeni dy grupe; derisa për atë që bën, All-llahu i përmbysi ata? a mos doni ta vini në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka humbur? Për atë që All-llahu e ka humbur, nuk do të gjeni rrugë!
Feti Mehdiu
Te hipokritët nuk keni dy grupe. Ata All-llahu i shpërblen me atë që e kanë merituar. Vallë a doni t’i drejtoni në rrugë të drejtë ata të cilët All-llahu i ka lënë të humbur! Ndërkaq, atë që e ka lënë All-llahu në mashtrim, ti kurrë nuk do t’i gjesh rrugë të drejtë.
Efendi Nahi
Përse ju u ndajtët në dy grupe për çështjen e hipokritëve, kur Perëndia për shkak të veprave të tyre, i rrokullisi ata në pabesim? A mos vallë, dëshironi t’i ktheni në rrugë të drejtë ata, të cilëve Perëndia ua ka humbur rrugën, e, atë që Perëndia e lë në humbje, ti nuk mund të gjesh rrugë të drejtë për të.
: